Flash

Berisha për deklaratën e Tabakut: Është mendimi i saj, por Salianji u vetëpërjashtua

Lapsi.al 26 March 2026
Berisha për deklaratën e Tabakut: Është mendimi i saj, por

Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër ka deklaruar se PD nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj, duke e ftuar ish-deputetin Salianji të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të selisë blu.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Tabaku ka shprehur mendimin e saj, ndërsa përsëriti se Salianji u vetëpërjashtua që prej momentit kur sipas tij, bashkëpunoi me krimin.

“Salianji është vetë përjashtuar, kjo është kur shkelur në mënyrë flagrante ato që thotë Statuti. Për dijeni nuk ka patur asnjë funksion as në Këshillin Kombëtar, asnjë Kryesi, për ta respektuar pasi doli nga burgu u përfshi në Kryesi dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me veprimit që bëri.

Nuk ka bashkëpunim me krimin nuk e falim”, tha ai.

Pyetje: Zoti Berisha, deputetja Jordida Tabaku është shprehur kundër vendimit për përjashtimin e Ervin Salianjit me argumentin se PD nuk e ka luksin të humbasë askënd…

Sali Berisha: Së pari njëherë, deputetja ka shprehur mendimin e vet dhe kjo është një gjë krejt normale. Së dyti, nuk është përjashtuar, është vetëpërjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato që thotë statuti i partisë tënde. Kjo është e vërteta.

Për dijeni, nuk ka pasur asnjë funksion, as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi, në asnjë institucion.

Pasi doli nga burgu, për ta respektuar, u kooptua përkohësisht në Kryesi dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me aktet që bëri.

Kaq.

Nuk ka, bashkëpunimin me krimin nuk e falim ne si parti.

E kemi të prerë atë në mënyrë absolute.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI