Flash

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë autori portugez Ruben Saraiva

Lapsi.al 25 March 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë autori portugez

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ruben Saraivën, autorin portugez të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajt më 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin.

Saraiva u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Vrasja ndodhi brenda hotelit të Nikulajt në Shëngjin. Biznesmeni ishte ulur në lokalin e hotelit kur u afrua portugezi me skafandër në kokë duke e qëlluar për vdekje.

Sipas prokurorisë, vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia, i cili jeton në Britaninë e Madhe, për motive gjakmarrje. Të përfshirë si ndihmës edhe 4 shtetasit britanikë Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ishte vijim i zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt i nisur në 1997 duke shkaktuar bilanc me shumë viktima mes dy fiseve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI