Flash

Nesër priten reshje intensive, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi

Lapsi.al 25 March 2026
Nesër priten reshje intensive, anulohet nisja e tragetit

Ditën e nesërme kushtet e motit do të jenë të paqëndrueshme.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare.

​Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë së enjtes dhe të premtes, ku duke filluar nga ora 06:00 e datës 26.03.2026 pritet erë në drejtimin JUG-JUGLINDJE me forcë deri 6–7 Bft, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.50 deri në 2.50 metra, është ndaluar pajisja me leje nisjeje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës (në det të hapur), duke filluar nga ora 06:00 e datës 26.03.2026, deri në orën 06:00 të datës 27.03.2026.

Po ashtu, anija pasagjere e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës për ditën e nesërme.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 27.03.2026.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI