Flash

Krimi në Roskovec, e afërmja e çiftit: Dëgjova ulërima

Lapsi.al 25 March 2026
Krimi në Roskovec, e afërmja e çiftit: Dëgjova

Natasha Vrapi, e afërme e çiftit të të moshuarve në Roskovec, ku burri vrau gruan dhe më pas veten, ka treguar detaje tronditëse nga ngjarja. Ajo tha për mediat se Shefit dhe Dashurie Rrapaj shkonin shumë me njëri-tjetrin.

Ajo tha mes të tjerash se në banesë aktualisht ndodhet vetëm trupi i pajetë i 75-vjeçares, ndërsa ai i autorit ndodhet ende në morg.

“Kisha kontakte me të. Kemi pirë kafe në lokal. Ata shkonin shumë me njërit-tjetrin. Para 25 vitesh ai ka blerë truallin e shtëpisë tonë. Ajo shkonte mirë. Kur ishte te unë për kafe, më tha do iki se nuk rri shumë se; kam Shefitin sëmurë.’. Fëmija i tyre i madh është Arjani. Të gjithë fëmijët i ka në Greqi dhe një në Angli. Po kishte kontakte me fëmijët. Ajo për vajzën e madhe qante shpesh se e kishte pa fëmijë. Djali i vogël ka qenë në Greqi. Muajin e fundit ka ardhur djali. Ndoshta kanë pasur konflikt. Në shtëpi aktualisht është vetëm trupi i Dashurisë, ndërsa atë të Shefitit e kanë lënë në morg. Se di si do e marrin. Në shtëpi janë vetëm njerëzit e Dashurisë, motra vëllezër, asnjë nga familja e Shefitit. Isha nga toka dje, kur u ktheva dëgjova ulërima. Kur e mora vesh, u trondita. Kam qarë për atë grua, ishte zonjë.”, tha ajo.

Të këshilluara

Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Deputeti i PS-së, Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen. Teksa Braçe po futej në GJKKO, gaze...

09:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI