Flash

Jeta e përditshme në Azi po përmbyset nga kriza e karburantit pas luftës në Iran

Lapsi.al 25 March 2026
Jeta e përditshme në Azi po përmbyset nga kriza e karburantit pas

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Iran në fund të shkurtit, ka shkaktuar një tronditje globale, duke goditur tregjet energjetike dhe ekonominë botërore.

Rreth 20% e naftës globale kalon përmes kësaj rruge ujore strategjike, por aktualisht vetëm një numër i kufizuar anijesh po arrijnë të lëvizin çdo ditë. Si pasojë, çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, ndërsa tregjet e aksioneve kanë pësuar luhatje të forta.

Ndikimi më i madh po ndihet në Azi, ku rreth 90% e naftës dhe gazit që kalon nëpër ngushticë ka destinacion vendet aziatike. Qeveritë kanë ndërmarrë masa emergjente për të kursyer energji: punë nga shtëpia, shkurtim i javës së punës, mbyllje universitetesh dhe shpallje festash kombëtare.

Edhe Kina, megjithëse ka rezerva për disa muaj, po kufizon rritjen e çmimeve të karburantit, ndërsa qytetarët përballen me një rritje deri në 20%.

Në Filipinet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme kombëtare për shkak të rrezikut në furnizimin me energji. Shoferët e transportit publik janë ndër më të prekurit, me të ardhura që kanë rënë ndjeshëm për shkak të kostove të larta të karburantit.

Protestat kundër rritjes së çmimeve janë shtuar, ndërsa fermerët dhe peshkatarët po përballen gjithashtu me vështirësi serioze, duke detyruar disa të ndalojnë aktivitetin.

Në Tajlandë, autoritetet kanë urdhëruar kufizime të energjisë, përfshirë punën nga shtëpia dhe uljen e përdorimit të kondicionerëve. Edhe media ka ndërmarrë nisma simbolike për të ndërgjegjësuar publikun mbi krizën.

Në Sri Lanka, e cila sapo ka dalë nga një krizë financiare, janë rikthyer racionimi i karburantit dhe ditët pushim për të ulur konsumin. Radhët e gjata në pikat e furnizimit po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe punësimin.

Ndërsa në Myanmar, autoritetet kanë vendosur kufizime për përdorimin e automjeteve private në ditë të alternuara, ndërsa rritet frika për krijimin e një tregu të zi të karburantit.

Në Indi, mungesa e gazit dhe naftës ka goditur industrinë dhe shërbimet. Në rajone të tëra, fabrikat janë mbyllur dhe qindra mijëra punëtorë kanë mbetur pa punë. Në qytete si Mumbai, restorantet dhe hotelet po përballen me mungesë furnizimesh, ndërsa qytetarët presin në radhë për të siguruar gaz për përdorim të përditshëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh...

07:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI