Flash

Jay-Z mbron vajzën Blue Ivy Carter pas kritikave

Lapsi.al 25 March 2026
Jay-Z mbron vajzën Blue Ivy Carter pas kritikave

Reperi i njohur Jay-Z ka mbrojtur vajzën e tij Blue Ivy Carter, duke theksuar se ajo ka punuar fort për të qenë pjesë e turneve të nënës së saj, Beyoncé.

Në një intervistë për GQ, ai u shpreh se 14-vjeçarja “ka luftuar” për të qenë pjesë e pothuajse çdo performance gjatë turneve “Renaissance” dhe “Cowboy Carter”.

“Ishte e jashtëzakonshme,” tha ai, duke shtuar se Blue u përball me kritika për performancën e saj të parë, por vendosi të përmirësohej.

“Ajo fillimisht po ndiqte thjesht lëvizjet, por më pas filloi të luftojë. Ishte hera e parë që e pashë të luftonte kështu – si për të treguar që jo çdo gjë është e lehtë,” rrëfeu Jay-Z.

Ai shtoi se është veçanërisht krenar për vajzën e tij që punoi fort për diçka që e dëshironte, pavarësisht se ka trashëguar natyrshëm talentin muzikor nga prindërit. Sipas tij, Blue ka “vesh absolut për muzikë” dhe madje mëson vetë të luajë piano, duke refuzuar edhe mësues.

Ndërkohë, Beyoncé kishte treguar më herët se fillimisht nuk ishte dakord që vajza e saj të dilte në skenë, veçanërisht pasi ajo lexoi komente negative në internet për performancën e saj.

Megjithatë, Blue vendosi të mos dorëzohej dhe të punonte edhe më shumë – një vendim që u vlerësua nga familja e saj. Kujtojmë se Blue Ivy ka bashkëpunuar disa herë me prindërit e saj dhe madje ka fituar një çmim Grammy në vitin 2021.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI