Flash

Ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim vendimi

Lapsi.al 25 March 2026
Ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar kërkojnë

Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelit janë gjetur fajtorë nga drejtësia.

Nga 29 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që deri më tani kanë kërkuar rishikim vendimi pa pritur Strasburgun, pretendimet e 13 prej tyre janë shqyrtuar në dhomë këshillimi.

Trupat gjykuese të përbërë nga anëtarët Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë shqyrtuar kërkesat dhe duke vendosur mos pranimin e tyre.

Janë rrëzuar kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Kundërshtimi i të shkarkuarve ku insistohet rihapje procesi në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me dy ish-gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, të cilët kanë qenë pjesë e trupave në KPA që kanë vendosur t’i largojnë nga sistemi.

Ish-gjyqtari i Vettingut Luan Daci u dënua me shërbim prove në Shqipëri për akuzën e falsifikimit të dokumenteve mbasi u provua se gjatë garës si gjyqtar i KPA kishte fshehur një vendim shkarkimi nga detyra prej ish KLD.

Ndërkohë që ish-gjyqtari tjetër Ardian Hajdari ka bërë rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Apelit që e dënoi me një vit shërbim prove për fshehje pasurie. Çdo vendim ku ata kanë marrë pjesë po kundërshtohet me rishikim nga të shkarkuarit, të cilët më herët i kishin denoncuar në SPAK për tu hetuar.

Procesi i Vettingut zgjati tetë vite dhe kaloi në sitat e trefishta 805 gjyqtarë dhe prokurorë, prej të cilëve më shumë se gjysma e tyre doli jashtë drejtësisë. Bëhet fjalë 442 subjekte prej tyre, nga të cilët 268 u shkarkuan, 105 u dorëhoqën dhe 49 dolën pa vendim final./Birn

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI