Flash

Hakerat iranianë: Kemi sulmuar Postën Shqiptare

Lapsi.al 25 March 2026
Hakerat iranianë: Kemi sulmuar Postën Shqiptare

Gupi iranian Homeland Justice ka njoftuar se ka kryer një sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare. Përmes një postimi në faqen e tyre në Telegram, Homeland Justice ka shkruar se ky sulm është kryer për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm me muxhahedinët (opozitën iraniane), një pjesë e të cilëve ndodhen në kampin në Manëz të Durrësit.

Teksa paralajmërojnë për sulme më shkatërruese, Homeland Justice shkruan se SHBA dhe Izraeli kanë kontrollin e plotë të Postës shqiptare, duke i shndërruar zyrtarët e saj në skllevër dhe shërbëtorë.

"Posta Shqiptare u sulmua nga Patriotët e Drejtësisë së Atdheut për shkak të bashkëpunimit të saj të vazhdueshëm dhe të vazhdueshëm me terroristët e Muxhahedinëve dhe lehtësimit të rrugës së të këqijave dhe akteve terroriste të këtij grupi.

Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët ua kanë dhënë autoritetin e tyre të plotë pedofilëve të Regjimit Epstein dhe nuk kanë asnjë liri veprimi dhe pavarësi të tyre, janë shndërruar në shërbëtorë dhe skllevër të papaguar të terroristëve të Kampit Ashraf 3 për disa muaj.

Meqenëse ekzistenca e këtyre terroristëve nuk ka sjellë gjë tjetër veçse fatkeqësi dhe vuajtje për popullin fisnik të Shqipërisë, Drejtësia e Atdheut e konsideroi detyrën e saj të ndërmarrë veprime kundër këtij institucioni të korruptuar në qeveri.

Veprimet tona të ardhshme do të jenë më të vështira, më shkatërruese dhe më të kushtueshme" - thuhet në njoftimin e HomelandJustice. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI