Flash

Bllokohet kamioni me 30 tonë misër/ Procedohet tregtari nga Kavaja

Lapsi.al 25 March 2026
Bllokohet kamioni me 30 tonë misër/ Procedohet tregtari nga Kavaja

Policia e Fierit ka bllokuar një kamion të ngarkuar me 30 tonë misër, për shkak të mungesës së dokumentacionit të blerjes dhe tregtimit të mallit. Aksioni është kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të cilat referuan materialet në Prokurori.

Mësohet se tregtari e kishte blerë drithin nga fermerët në zonën e Sarandës dhe pritej ta hidhte në treg. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e rastit po i ndjek organi vendor i akuzës.

“Nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, u konstatua se transportonte rreth 30 ton drithë (misër), pa faturë”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Deputeti i PS-së, Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen. Teksa Braçe po futej në GJKKO, gaze...

09:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI