Flash

Serbia bllokon 20 kamionë me fruta nga Shqipëria

Lapsi.al 24 March 2026
Serbia bllokon 20 kamionë me fruta nga Shqipëria

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me pretendimin se çdo paletë do ti nënshtrohen analizave laboratorike në territorin serb, duke refuzuar të njohin analizat të kryera në Shqipëri.

“Na ka ndodhur një problem me Serbinë na kanë marrë analizë të produkteve. Unë kam dy kamionë, si jnë atje në doganë janë dhe dhjetë kolegë të tjerë që u janë bllokuar kamionat, ata kanë vendosur të marin analizë në çdo paletë dhe jo vetëm kamionët në fund. Ata kanë vendosur se kamioni nuk hapet për 2-3 ditë deri në momentin që del rezultati analizave”, tha Amarildo Shehu, eksportues fruta-perimesh.

“Sa është vlera e produktit të bllokuar? 40 mijë euro dy kamiona. Me çfarë produktet e kenë ngarkuar ? Me perime mikse si trangull, lakër sallatë dhe kungull”.

Kjo fletë analize që shihni në ekran tregon se produktet që Amarildo Shehu ka dërguar për eksport në Serbi janë të sigurta. Por ky konstatim nuk merret parasysh nga shteti porositës, eksportuesit shqiptarë janë njoftuar që nëse prodhimet e tyre nuk janë të pa pastra nga pesticidet ato do të asgjësohen.

“Kjo analizë nëse del keq sipas aty sepse ata do të nxjerrin rezultatin që duan ne ja kemi bërë analizën. Por nëse jemi kashtë standardeve sipas atyre do e groposin mallin”.

Pasojat janë ndjerë menjëherë në sektorin bujqësor. Amarildo thotë se magazine e tij është mbushur me perime që ende presin të dalin në treg, e nëse kjo situatë do të vazhdojë ai thotë se do të marrë një vendim drastik.

“Ne kërkojmë të marri masa shteti që të rregullohet situata se përndryshe bëhet problematikë e madhe. Në momentin që nuk eksportohet sot dhe nesër dihet që do ndalojmë dhe do e mbyllim pikën se nuk mund të paguaj malli. po se shita. Dhe do të bëhet një i madh në kurrizin tonë dhe të fermerëve”.

Kjo sjellje po krijon presion të madh ekonomik mbi fermerët dhe eksportuesit, të cilët rrezikojnë humbje të konsiderueshme nëse ngarkesat mbahen të bllokuara.

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i OSHEE,

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i cili zëvendëson Enea Karakaçin, pasi ky i fundit u emërua ministër i E...

20:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI