Flash

”Pse u hedh pleh patateve”/ Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Roskovec

Lapsi.al 24 March 2026
”Pse u hedh pleh patateve”/ Detaje të reja nga krimi i

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i dyfishtë, i cili ndodhi ditën e sotme në Roskovec. Shefit Rrapaj, 80 vjeç vrau me pushkë bashkëshorten 75 vjeçe dhe më pas vrau edhe veten. Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë. Bëhet me dije se në momentin e ngjarjes së rëndë, djali i viktimave kishte qenë në spital për një konsultë mjeksore.

Por konflikti mes çiftit nuk kishte nisur sot, por 10 ditë më parë. Kjo pasi 80-vjeçari Rrapaj, ishte konfliktuar me djalin, vetëm sepse ai i kishte hedhur pleh patateve të mbjella. ”Pse u hedh pleh patateve”, mësohet se i ka thënë viktima të birit.

Banorët e zonës kanë thënë se 80-vjeçari ishte person me karakter konfliktual, ndërsa bashkëshortja e tij ishte natyrë e qetë dhe mbante gjithmonë anën e të birit në konfliktet familjare.

Madje zënka e fundit kishte përfunduar në Komisariatin e Rroskovecit. Pas kthimit nga spitali, i biri kishte gjetur prindërit e vrarë. Ai kishte lajmëruar fillimisht një të afërm dhe më pas policinë. I moshuari ka goditur fillimisht bashkëshorten dhe më pas veten. /Dosja.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI