Flash

Parashikimi i motit për këtë të martë

Lapsi.al 24 March 2026
Parashikimi i motit për këtë të martë

Gjatë ditës së sotme priten reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet. Në zonat lindore dhe juglindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të marrin formën e dëborës, duke sjellë një rikthim të përkohshëm të kushteve dimërore në këto zona.

Sa i përket temperaturave, për ditën e martë parashikohet që ato të luhaten në vlera tipike për këtë periudhë. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 17°C. Në zonat e ulëta, temperaturat do të variojnë nga 5°C në mëngjes deri në 18°C gjatë mesditës. Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë rreth 1°C dhe maksimalet deri në 11°C. Erë do të jetë e lehtë deri mesatare, por hera-herës me intensifikime të shkurtra deri në të forta, kryesisht në zonat malore dhe përgjatë vijës bregdetare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI