Flash

Krimi në Roskovec, flasin fqinjët e çiftit të moshuar: Ishin njerëz të mirë

Lapsi.al 24 March 2026
Krimi në Roskovec, flasin fqinjët e çiftit të moshuar:

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 75-vjeçare Dashuri Rrapaj dhe më pas i dha fund jetës, në zonë mbizotëron një atmosferë tronditjeje dhe pasigurie.

Banorët e lagjes shprehen të shokuar për atë që ka ndodhur, ndërsa theksojnë se çifti njihej si i qetë dhe i respektuar, pa konflikte të hapura me komunitetin.

Një prej fqinjëve, deklaroi për mediat se të moshuarit që mbetën viktima ishin të respektuar në zonë dhe nuk kishin pasur probleme me njerëz të tjerë aty.

Ai shtoi se mes tyre ka pasur një grindje para disa ditësh, por që nuk e dinte arsyen, ndërsa për djalin e vogël të familjes tha: “kam dëgjuar se ka lozur lloto por nuk e di”.

“Nuk e di se si ndodhi. Shefiti nuk përdorte alkool kurrë. Mbase ardhja e djalit të vogël nga Greqia u bë shkak. Ishte djalë i urtë, se si i kanë pasur problemet se di. Nuk isha në shtëpi, se dija që kishte armë.

Janë të ardhur në lagjen tonë, kanë 20 vite këtu. Janë njerëz shumë të mirë, zonja shumë e mirë, e kisha si motrën time. Merreshin me pulat, jetonin të dy. Nuk e di shkakun. Kanë pasur një grindje para katër ditësh, por nuk e di pse. Nuk di gjë për djalin, kam dëgjuar se ka lozur lloto por nuk e di”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një tjetër banor i zonës tregon se çifti nuk kishte probleme me fqinjët, por që ka dëgjuar se mund të kenë pasur mosmarrëveshje brenda familjes.

“Me fshatin mirë kanë qenë se çfarë kanë pasur brenda për brenda nuk e di. Ai ka qenë kovaç, merreshin me bahçen. Nuk kishin ndonjë problem me ne. Me kunatin nuk flisnin, ziheshin. Nuk e di për grindje. Si çift nuk janë ndjerë, as me fëmijët nuk e di . ata janë të larguar, nuk vinin shpesh. Jemi të tronditur, një ngjarje makabre në familje. Lajmin e mora vesh në telefon, më mori motra nga Tirana”, tha ai.

Të këshilluara

Emërohet drejtori i ri i OSHEE,

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i cili zëvendëson Enea Karakaçin, pasi ky i fundit u emërua ministër i E...

20:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI