Flash

Humbja në referendum, japin dorëheqjen ministrat e Melonit

Lapsi.al 24 March 2026
Humbja në referendum, japin dorëheqjen ministrat e Melonit

Humbja në referendumin për reformën në drejtësi ka shkaktuar tërmet në qeverinë e Kryeministres Giorgia Meloni. Efekti i parë, pas humbjes në referendum, ishin një sërë dorëheqjesh. Përveç dorëheqjes së Andrea Delmastro Delle Vedove nga posti i Nënsekretarit të Drejtësisë, dha dorëheqjen edhe Giusi Bartolozzi, shefe e kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, pas polemikave për deklaratat e saj ndaj magjistratëve.

Ndërkohë, edhe Ministrja e Turizmit Daniela Santanché është në rrezik, pasi është nën presion për hetime që lidhen me aktivitetet e kompanisë së saj dhe menaxhimin e saj gjatë pandemisë. Sipas mediave italiane, këto zhvillime vijnë pas takimeve të Melonit me drejtues të Fratelli d’Italia gjatë gjithë mëngjesit, me synimin për të dhënë një përgjigje të fortë politike pas rezultatit të referendumit.

"Sot paraqita dorëheqjen time të parevokueshme si Nënsekretar i Drejtësisë. Gjithmonë kam luftuar krimin, duke arritur rezultate konkrete dhe domethënëse, dhe ndërsa nuk kam bërë asgjë të gabuar, kam kryer një akt të pamatur që e korrigjova sapo u bëra i vetëdijshëm për të. Marr përgjegjësinë për këtë, në interes të kombit, madje edhe më shumë nga dashuria dhe respekti që kam për qeverinë dhe Kryeministrin", tha Delmastro pas lajmit të dorëheqjes së tij.

Bartolozzi ishte në qendër të një polemike për shkak se tha gjatë një interviste në stacionin televiziv siçilian Telecolor se nëse vota 'po' fiton, qeveria do t'i heq qafe magjistratët.

Nënsekretari ka qenë në qendër të vëmendjes për çështjen "Bisteccheria d'Italia" për ditë të tëra, në të cilën ai ishte partner me vajzën tetëmbëdhjetëvjeçare të Mauro Caroccia, i dënuar me katër vjet burg për regjistrim fiktiv të aseteve që i përkisnin klanit të udhëhequr nga Michele Senese, me nofkën 'o pazzo'.

Sa i përket ministres, ajo ka qenë nën hetim për punët dhe borxhet e kompanisë së saj Visibilia dhe për shkurtimin e vendeve të punës që kërkoi gjatë pandemisë Covid.

Të këshilluara

Trump njofton armëpushim 5-ditor me Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të hënë se kishte dhënë urdhër për të shtyrë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike iraniane për pe...

19:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI