Flash

Fermerët në Krujë të shqetësuar për çmimin e naftës: Bujqësia po vuan

Lapsi.al 24 March 2026
Fermerët në Krujë të shqetësuar për çmimin

Fermerë të rrethit të Krujës kanë ngritur shqetësimet se çmimet e karburantit janë ngritur akoma pa filluar lufta në Iran madje ngritje të ndjeshme kanë patur dhe imputet bujqësore, të cilat janë ngritur me 30–40 për qind.

Kjo ndikon drejtpërdrejtë te fermerët të cilët shprehen se kostoja vetëm për plugimin e një hektari është ngritur me 5000 lekë të reja. Kjo ka bërë që kostoja të rritet ndjeshëm dhe prodhimi të mos e justifikojë koston.

“Sivjet jemi të detyruar të marrim lekë borxh nëpër miq e të afërm e të punojmë tokat, madje disa prej nesh po shesin agregatet se s’kanë lekë për naftë…Skema e subvencioneve nuk është efikase pasi sasia e naftës që na jep shteti nuk mjafton as për një proces pune jo me për të përballuar të gjithë proceset…Kërkojmë nga shteti të vejë dorë e të ndaloje abuzimin që po bëhet qoftë me naftën e qoftë me imputet pasi ato nuk kanë hyre sot në Shqipëri po kane disa muaj e s’ka si ngrihet çmimi në këtë mënyrë për një mall që ka kohë që është magazinuar”, ka thënë një prej fermerëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI