Flash

Berisha: Protestat do diversifikohen, jehona ndërkombëtare ka tërbuar narkoregjimin

Lapsi.al 24 March 2026
Berisha: Protestat do diversifikohen, jehona ndërkombëtare ka

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se strategjia e opozitës për protestat e ardhshme do të diversifikohet.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha theksoi se jehona ndërkombëtare e protestës së 22 marsit ka tërbuar, atë që ai e cilëson si 'narkoregjim'.Kryedemokrati u bëri thirrje mbështetësve që t’i bashkohen betejës për interesat e tyre.

*Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, cila do jetë strategjia e opozitës në protestën e radhës dhe a ia ka dalë deri tani opozita të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar me protestat e deritanishme?*

*Sali Berisha:* Tani, strategjia do të shpallet. Ne jemi përcaktuar për diversifikimin dhe i qëndrojmë atij përcaktimi.

Forma e protestës së ardhshme do shpallet së shpejti.

Besoj se në rrafshin ndërkombëtar, ju jeni dëshmitarë vetë që me datën 22 mars në darkë, lajmet më kryesore pas luftës në Lindjen e Mesme, kanë qenë lajmet për betejën e qytetarëve të Tiranës kundër korrupsionit në Shqipëri.

E keni parë vetë se me çfarë dashamirësie dhe simpatie të madhe i kanë përcjellë, me çfarë korrektese.

Dhe kjo e tërboi narkoregjimin dhe puthadorët e tij, të cilët kaluan në marrëzira dhe absurditete, duke treguar lepurin në bark që u ka hyrë.

Vazhdon e pandërprerë beteja jonë.

Ftoj qytetarët të bashkohen me ne se janë interesat më jetike të tyre.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI