Flash

40 milionë euro të ardhura nga Airbnb/ Tatimet: Kujdes! Deklaroni në DIVA fitimet!

Lapsi.al 24 March 2026
40 milionë euro të ardhura nga Airbnb/ Tatimet: Kujdes! Deklaroni

Rreth 40 mln euro të ardhura kanë gjeneruar nga dhënia e apartamenteve me qira nëpërmjet platformës AirBnb rreth 8,500 individë dhe subjekte për vitin 2024. Për rezervimet ndaj platformës individët apo bizneset që kanë dhënë prona me qira kanë paguar rreth 1,7 mln euro komisione. Të dhënat janë bërë publike nga administrata tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar që të ardhurat e apartamenteve me qira ditore të deklarohen nëpërmjet plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Pas deklarimit të ardhurat tatohen 15%. Afati i deklarimit të tyre është deri më 31 Mars, në të kundërt do të zbatohen penalitetet.

“Gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, mbi 8,472 individë dhe subjekte kanë realizuar shitje të akomodimeve përmes platformës Airbnb në Shqipëri. Vlera totale e rezervimeve arriti në 3,816,021,288 lekë, ndërsa komisionet e platformës kapën vlerën 167,591,014 lekë.

Administrata Tatimore disponon të dhëna mbi rezervimet dhe të ardhurat e realizuara përmes platformës Airbnb, ndaj fton individët dhe subjektet që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi, për të shmangur kontrollet dhe penalitetet e mundshme. Kujdes! Afati i fundit për deklarimin e DIVA: 31 mars 2026”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI