Flash

Vendimi për gazetarin/ Berisha: Bolino shpallet armiku numër një i mediave shqiptare

Lapsi.al 23 March 2026
Vendimi për gazetarin/ Berisha: Bolino shpallet armiku numër një

Kryedemokrati Sali Berisha është solidarizuar me shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo nga Carlo Bolino. Babaramo është shkarkuar nga puna, pasi ka kritikuar qeverinë ditën e djeshme gjatë një emisioni në Report Tv.

Ndërkohë që Berisha e ka quajtur Bolinon si armikun numër një të mediave shqiptare dhe fjalës së lirë.

Berisha: Dënoj edhe njëherë, ndonëse partia ka bërë një deklaratë, shpall Karlo Bolinon supermafiozin numër një të medieve shqiptare. Me aktin e tij ndaj gazetarit veteran, realisht të pavarur, Babaramo mund të jetë nga më të paktët gazetarë të pavarur të këtij vendi, të cilin për pavarësinë që ka treguar, e ka ndjekur nga një studio në studio tjetër, ndonëse ka mbetur i njëjtë. Me këtë akt, Bolino shpallet armiku numër një i fjalës së tij dhe supermafiozi i medieve në Shqipëri. Ky do jetë qëndrimi i PD ndaj këtij personi. Natyrisht, nuk ka lidhje me gazetarët e tjerë të atij rrjeti televiziv të atij rrjeti televiziv apo grupi mediat.

Daniela Maloku, Report Tv: Z. Berisha, Babaramo ka ikur sepse ka sulmuar televizionin, jo se ka sulmuar Ramën.

Sali Berisha: Nuk u ka sulmuar ju Babaramo. Mos hy mes dy njerëzve, se cili është Bolino? Akti që ka bërë ndaj Babaramos është një fyerje e rëndë për të gjithë dhe ai do përgjigjet për këtë para opinionit publik shqiptar si një supermafioz që për hir të favoreve që nga Edi Rama, pse ai shtron një pyetje... çfarë tha ai, na thoni çfarë qëndron nga veprat e Edi Ramës. Kaq tha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI