Flash

Protesta në mediat e huaja: Shqiptarët kundër korrupsionit të Ramës

Lapsi.al 23 March 2026
Protesta në mediat e huaja: Shqiptarët kundër korrupsionit

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së thirrur nga Partia Demokratike. Agjencia e lajmeve, Reuters shkruan se policia në Tiranë përdori autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës gjatë përplasjeve të së dielës me protestues të opozitës që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas akuzave për korrupsion në kabinetin e tij.

Reuter thekson se Partitë e opozitës janë zotuar të vazhdojnë fushatën e tyre kundër asaj që e quajnë korrupsion qeveritar. Reuters shkruan gjithashtu se grupet e opozitës që nuk tregojnë shenja tërheqjeje dhe qeverinë që refuzon thirrjet për dorëheqjen e saj, Shqipëria duket se po shkon drejt një periudhe tensioni të vazhdueshëm politik.

"Bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt zyrës së

Edhe gjiganti mediatik i Azisë, Al Jazeera i ka bërë jehonë protestës së opozitës në Tiranë. Në një video të postuar në rrjetin social, Facebook, Al Jazeera shkruan se protestuesit në Shqipëri kërkuan dorëheqjen e qeverisë pas akuzave për korrupsion.

Shkruan Al Jazeera:

Protestuesit në Shqipëri hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqjen pas akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministrit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI