Flash

Protesta e opozitës/ DW: “Kryengritje paqësore” mes molotovëve

Lapsi.al 23 March 2026
Protesta e opozitës/ DW: “Kryengritje paqësore” mes

"Kjo do të jetë kryengritja paqësore e shqiptarëve”, e cilësoi tubimin kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Megjithatë, protesta që zgjati rreth tre orë u shoqërua me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës nuk pati fjalime, por u përsëritën thirrjet për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Marshuesit kaluan përpara disa prej institucioneve kryesore në kryeqytet, duke nisur nga Kryeministria dhe duke vijuar drejt Ministrisë së Infrastrukturës, selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit. Vetëm pak minuta pasi protestuesit mbërritën pranë Kryeministrisë, nisën përplasjet e para.

Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe mjete piroteknike drejt godinave institucionale, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Pesë efektivë policie mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës.

Mesazhe përmes simbolikës

Flamujt amerikanë, të pranishëm në protestat e mëparshme të opozitës, munguan këtë të diel. Në krye të marshimit, pankartave dhe flamujve të Partisë Demokratike, u panë flamuri i Bashkimit Evropian dhe ai i Gjermanisë. Një ndryshim i dukshëm, që vjen në një moment kur opozita ka shtuar akuzat ndaj qeverisë për bllokimin e procesit të integrimit evropian. Në daljet e tij të fundit, Berisha ka deklaruar se disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, kanë ngritur pikëpyetje për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së, pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Opozita e lidh këtë me refuzimin për heqjen e imunitetit të ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ndërkaq, edhe data e protestës mbart një simbolikë të veçantë politike. 22 marsi përkon me fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1992, pas rënies së komunizmit, një referencë që opozita e përdor për mobilizim politik.

Në përfundim të protestës, nga selia e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se "beteja do të vijojë”. "Nuk ka paqe me Edi Ramën, vetëm betejë. Do të vijojmë deri në fitoren e plotë që t'i shporrim këta kusarë” ,tha Berisha./DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI