Flash

Hamilton një hap më pranë Kim? Shfaqet me djalin e saj në Tokio

Lapsi.al 23 March 2026
Hamilton një hap më pranë Kim? Shfaqet me djalin e saj në
Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, është parë së fundmi në shoqërinë e Saint West, djalit të madh të Kim Kardashian dhe Kanye West, gjatë një daljeje në Tokio. Sipas një videoje të shpërndarë në rrjet, Hamilton dhe 10-vjeçari ndodheshin në dyqanin SNKRDUNK, i njohur për shitjen e atleteve, veshjeve dhe kartave të rralla Pokémon. Kim Kardashian nuk u pa në video dhe mbetet e paqartë nëse ajo ishte e pranishme gjatë vizitës në dyqan. Megjithatë, një ditë më parë, Hamilton dhe Kardashian u fotografuan duke ecur krah për krah në Tokio, të shoqëruar edhe nga Khloé Kardashian dhe miq të tjerë. Dalja e tyre vjen në një kohë kur po qarkullojnë zëra për një lidhje romantike mes dyshes. Spekulimet nisën në shkurt, kur ata u panë së bashku gjatë një udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar. Më pas, ata konfirmuan lidhjen e tyre publikisht gjatë Super Bowl 2026, ku u shfaqën së bashku në një zonë VIP. Edhe pse romanca është bërë publike së fundmi, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton njihen prej vitesh dhe kanë pasur një miqësi të hershme.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Nicholas Brendon

Aktori Nicholas Brendon, i njohur më së shumti për rolin e Xander Harris në serialin Buffy the Vampire Slayer, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. “Jemi z...

18:38

Harry Styles thyen rekord me albumin e ri

Harry Styles, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke thyer rekord personal me javën më të suksesshme të shitjeve deri më sot. Albumi i ti...

20:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI