Flash

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës

Lapsi.al 22 March 2026
Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit të naftës. Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama u shpreh se nuk janë konstatuar abuzime në lidhje me këtë situatë dhe se monitorimi vazhdon.

“Nuk janë vënë re abuzime, monitorimi vazhdon, dhe duke qenë se çmimi ka pasur një tjetër kërcim, është marrë vendimi që të hyjmë në regjimin e bordit të transparencës, i cili do të sigurohet se nuk do të ketë përfitues apo profiterë, siç i thonë në anën tjetër të bjeshkëve, që do të duan të shfrytëzojnë krizën për të futur më shumë para në xhep” – tha Rama.

Rama tha se rritja e çmimit të naftës lidhet me situatën globale dhe ndikimin në zinxhirin e furnizimit. Sipas tij, vendi do të hyjë në regjimin e bordit të transparencës për të parandaluar përfitimet e padrejta nga kriza, ndërsa shtoi se qeveria ka vendosur uljen e akcizës së naftës me rreth 20% për të lehtësuar qytetarët.

“Në të njëjtën kohë është marrë edhe një vendim tjetër për të ndërhyrë me një masë të përkohshme, gjë që po e bëjnë edhe vende tjera në akcizën e naftës, duke i bërë asaj një ulje me rreth 20%, në mënyrë që të lehtësohet, si të thuash, disi barra mbi përdoruesit e automjeteve.

Por ndërkohë, dua ta them shumë, shumë qartë, që në fund të ditës, ajo që ne na intereson e para është që të mbrojmë pensionistët, që do të thotë se në këtë rast, niveli i rritur i përfitimit që do të vijë në arkën e shtetit nga rritja e çmimit, cilidoqoftë ai, pas uljes që iu bë akcizës, do të shkojë vetëm për të mbrojtur pensionistët, vetëm për të mbështetur pensionistët” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI