Flash

Kompania 42 mijë paund dëmshpërblim familjes së 19-vjeçarit që humbi jetën në punë

Lapsi.al 22 March 2026
Kompania 42 mijë paund dëmshpërblim familjes së

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një kantier ndërtimi në zonën e Acton-it, në Londrën Perëndimore, ku 19-vjeçari Renols Lleshi humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej gjashtë katesh në një bosht ventilimi.

Këtë incident, autoritetet e kanë cilësuar si “plotësisht të shmangshëm”. I riu po punonte në katin e 12-të të një ndërtese banimi pranë Ark Soane Academy në korrik të vitit 2023, duke ndihmuar në heqjen e skelave në kopshtin në çati, kur aksidentalisht shkel mbi një mbulesë të pasigurt ventilimi dhe bie në boshllëk.

Hetimet e kryera më vonë nga autoritetet britanike të shëndetit dhe sigurisë në punë zbuluan se hapësira ishte mbuluar vetëm me një pllakë gipsi dhe material i dobët ndërtimi, një zgjidhje krejtësisht e papërshtatshme për të parandaluar rreziqe të tilla. Po ashtu, u konstatua se zona e kopshtit në çati nuk përfshihej në inspektimet rutinë të sigurisë, duke bërë që rreziku të mbetej i pazbuluar deri në momentin fatal.

Pas këtij rasti të rëndë, kompania punëdhënëse është gjobitur me 42 mijë paund për shkelje të rënda të rregullave të sigurisë në punë.

Inspektorja e çështjes theksoi se rëniet nga lartësia mbeten ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në vendin e punës dhe nënvizoi se kjo tragjedi mund të ishte parandaluar lehtësisht me masa minimale sigurie.

Ndërkohë, familja e të ndjerit është shprehur e shkatërruar nga humbja e të afërmit, duke e cilësuar vdekjen e 19-vjeçarit si një tragjedi, që u ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI