Flash

Ish-zëdhënësi i NATO: KFOR të mbetet në Kosovë deri në anëtarësimin e saj në Aleancë

Lapsi.al 22 March 2026
Ish-zëdhënësi i NATO: KFOR të mbetet në Kosovë

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve të vitit 1999, ka deklaruar se KFOR-i duhet të mbetet në Kosovë deri në anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO. Ai përmendi “zhurmat” e Serbisë si një prej arsyeve se pse këto forca duhet mbetur ende në vend.

“KFOR-i është i nevojshëm akoma. Sepse kemi ende tensione në Kosovë. Kishim rastin e incidentit në Banjskë para tri viteve dhe e kemi Serbinë që kohë pas kohe po bënë zhurma kërcënuese duke vendosur trupa ushtarake në kufij me Kosovën, kështu që ende na duhet KFOR-i aty”, - ka deklaruar Shea.

“Kjo që të sigurojë jo vetëm kosovarët por edhe pakicën serbe në veri sepse kjo forcë paqeruajtëse mbron të gjithë. Kam përshtypjen se ne mund të rregullojmë nivelin e forcave sipas situatës së sigurisë”.

“Por trupat e KFOR-it duhet të mbeten në Kosovë deri në ditën kur Kosova anëtarësohet në Aleancën Veri Atlantike, NATO. Kjo do të sillte deri te tranzicioni më i butë. Dhe sa kohë që KFOR-i është aty, Kosova është në radarin e NATO-s, që unë mendoj është e rëndësishme për Kosovën që të marrë vëmendjen e kërkuar nga Brukseli”.

Sipas Sheas, prania e KFOR-it i ofron edhe vetë FSK-së mundësi për t’u trajnuar dhe aftësuar edhe më shumë për NATO.

“Prania e KFOR-it në Kosovë i ofron Forcës së Sigurisë së Kosovës mundësi të vlefshme për trajnime, për stërvitje dhe që të arrihet përshtatshmëria aftësuese me NATO.Kjo i bie sikur dikush që është lojtar tenisi dhe ka një trajner të këtij sporti i cili jeton pranë teje. Kjo do ta përshpejtoj integrimin e Kosovës në NATO, gjë të cilën unë e mirëpres”.

“KFOR-i është një detyrë që nuk është e vështirë për NATO-n ta mbajë, në kuptimin e numrit të trupave, harxhimeve, sepse ky Mision ka bërë punë të shkëlqyeshme për ta ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Disa elemente të këtij misionin pra duhet të qëndrojnë derisa Kosova të hyjë në NATO" - tha Shea.

Të këshilluara

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit të naftës. Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama u shpreh se nuk janë konstatuar abuzime në lidhje me këtë s...

10:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI