Flash

Barry Keoghan: Bullizmi në internet po më ndikon në aktrim

Lapsi.al 22 March 2026
Barry Keoghan: Bullizmi në internet po më ndikon në aktrim

Barry Keoghan ka folur hapur për urrejtjen dhe komentet negative që ka marrë në rrjetet sociale, teksa fama e tij në Hollywood është rritur.

Aktori i filmit Saltburn tregoi se kritikat ndaj pamjes së tij dhe sulmet online kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën personale dhe mirëqenien e tij mendore.

“Ka shumë urrejtje online. Ka shumë abuzime për mënyrën si dukem… më ka bërë të tërhiqem dhe të mbyllem në vetvete,” u shpreh ai gjatë një interviste, duke shtuar se situata “po bëhet problem”.

Aktori zbuloi se në vitin 2024 vendosi të mbyllë llogarinë e tij në Instagram për t’u distancuar nga negativiteti, megjithëse pranoi se herë pas here ende kontrollon reagimet për paraqitjet e tij publike.

Ai theksoi se kjo situatë e ka bërë të shmangë daljet dhe eventet: “Nuk shkoj më në shumë vende për shkak të këtyre gjërave.”

Barry Keoghan u shpreh i shqetësuar se kjo gjendje mund të ndikojë edhe në aktrimin e tij:

“Kur kjo fillon të ndikojë në artin tënd, atëherë bëhet problem.”

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për djalin e tij, Brando, duke theksuar se komentet negative mund ta prekin në të ardhmen.

Pavarësisht sfidave, aktori vazhdon të jetë pjesë e projekteve të rëndësishme. Ai pritet të shfaqet në filmin Peaky Blinders: The Immortal Man, bazuar në serialin e famshëm Peaky Blinders, me protagonist Cillian Murphy.

Gjithashtu, ai është pjesë e një projekti ambicioz për filma biografikë mbi The Beatles, nën regjinë e Sam Mendes, ku do të interpretojë rolin e Ringo Starr.

Të këshilluara

Harry Styles thyen rekord me albumin e ri

Harry Styles, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke thyer rekord personal me javën më të suksesshme të shitjeve deri më sot. Albumi i ti...

20:35

Ndahet nga jeta Chuck Norris

Aktori dhe mjeshtri i arteve marciale Chuck Norris  ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. I lindur më 10 mars 1940 në Ryan, Oklahoma, Norris u bë fillimisht...

16:30

Gjykata pezullon çështjen ndaj Kevin Spacey

Tre burra që pretendonin se aktori Kevin Spacey i kishte sulmuar seksualisht, kanë arritur marrëveshje për paditë e tyre civile përpara se çështja të shkonte në...

15:17

Pas një pauze, Jay-Z rikthehet në skenë

Jay-Z ka konfirmuar rikthimin e tij në skenë, duke shënuar dy përvjetorë të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore. Kompania e tij, Roc Nation, njoftoi se a...

19:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI