Flash

Protesta, Berisha: Të bllokojmë rrugët me makina

Lapsi.al 21 March 2026
Protesta, Berisha: Të bllokojmë rrugët me makina

Sali Berisha, ka zbuluar se si pritet të veprohet ditën e nesërme në protestën kombëtare që do të nisë në orën 18:00.

Kryedemokrati, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, deklaroi se deputetët nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të demonstratës.

Deputetët janë udhëzuar të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre, teksa shtoi se demonstruesit duhet të marrin makinat dhe të bllokojnë rrugët.

“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni.

Censura, manipulimi dhe mashtrimi janë shtyllë kryesore e narkodiktaturës së sotme dhe përbëjnë një problem madhor për kohën që ne jemi në opozitë.

Rruga e vetme e tamponimit të tyre është përdorimi i mjeteve sociale. Secili nga ne duhet të denoncojë, të shkruajë, të komentojë pa u lodhur sepse kjo brigadë puthadorësh që nga mëngjesi gjer në darkë përpiqen në mënyrat nga më të ndryshmet të mbrojnë Edi Ramën, në çdo lloj forme, edhe duke u depersonalizuar në shkallë ekstreme, përbëjnë vërtet një faktor tepër të dëmshëm të kësaj diktature”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI