Flash

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Lapsi.al 21 March 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Shijak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka kanosur për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar. Po ashtu ai nuk është mjaftuar me kaq, por e ka goditur fizikisht dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit shtetasit me inicialet D.Ç, 55 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE

Kanosi për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar, e goditi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga një 39-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 39 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Të këshilluara

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Lirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Nga hetimet paraprake ka dyshime se nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit qe u zbuluan ne Peqin, hetime...

10:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI