Flash

Bozdo hedh poshtë deklaratën e Ramës: Berati po zbrazet, nuk po ripopullohet

Lapsi.al 21 March 2026
Bozdo hedh poshtë deklaratën e Ramës: Berati po zbrazet, nuk po

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në Berat ka nisur kthimi i emigrantëve dhe se trendet demografike janë në përmirësim.

Në një postim në Facebook, Bozdo i cilësoi këto deklarata si “mashtrime”, duke theksuar se realiteti në terren është krejt i kundërt.

“Ju e dini mirë të vërtetën. Në qytete s’ka më rini, familjet po largohen, ndërsa në fshatra mungojnë jo vetëm të rinjtë, por edhe fermerët”, u shpreh ai, duke ia atribuar këtë situatë keqqeverisjes.

Sipas deputetit demokrat, përgjegjës për këtë situatë është vetë kryeministri Rama, për të cilin ai tha se “në 12 vite e ka tretur Beratin dhe gjithë Shqipërinë”, duke detyruar qytetarët të emigrojnë.

Në mbështetje të qëndrimit të tij, Bozdo publikoi edhe të dhëna nga INSTAT, sipas të cilave popullsia e qarkut Berat ka pësuar rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit.

Sipas këtyre të dhënave, popullsia e qarkut ka rënë nga rreth 143,900 banorë në vitin 2013, në rreth 107,000 banorë në vitin 2024, duke shënuar një tkurrje të ndjeshme nga viti në vit.

Bozdo akuzoi gjithashtu qeverinë për propagandë, duke theksuar se ndërkohë që qytetarët përballen me vështirësi ekonomike dhe largim masiv, qeveria përpiqet të paraqesë një realitet ndryshe.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI