Flash

Tentuan t’i grabisnin argjendarinë/ Pronari:E disata herë, ende s'janë gjetur autorët

Lapsi.al 20 March 2026
Tentuan t’i grabisnin argjendarinë/ Pronari:E disata herë, ende

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar që të vidhet një argjendari ne qytetin e Pogradecit. Pronari, Lytfi Alia, tha se nuk është hera e parë që biznesi i tij bëhet objekt i sulmeve, ndërsa autorët e rasteve të mëparshme nuk janë identifikuar. Sipas tij, këtë herë autorët nuk arritën të marrin asgjë, pasi alarmi u aktivizua dhe ata u larguan menjëherë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se tre persona të maskuar kanë hapur derën e dyqanit me kriko makine rreth orës 03:30.

Alia theksoi se argjendaria e tij është vjedhur edhe më parë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare, ndërsa shprehu shqetësimin për sigurinë e biznesit. Ai shtoi se autorët e kësaj ngjarjeje janë filmuar, por ishin të maskuar, çka vështirëson identifikimin e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI