Flash

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, dy kushërinjtë ekstradohen drejt Italisë

Lapsi.al 20 March 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, dy

Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar ditën e sotme nga Shqipëria drejt Italisë. Dy kushërinjtë ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Kjo pasi ata dyshohen për kryerjen e veprës penale të vrasjes. Ata ishin në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali dhe do të ekstradohen drejt shtetit fqinj.

Kushërinjtë akuzohen se në vitin 22 shtator 1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse një shqiptar dhe plagosën rëndë një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Komunen Griciniano d’Aversa për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Andon (alias Afrim) Sina dhe Niko (alias Faslli) Sina janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI