Flash

Justin Bieber rrëfen gjendjen e tij: “Po i kërkoj Zotit ndihmë”

Lapsi.al 20 March 2026
Justin Bieber rrëfen gjendjen e tij: “Po i kërkoj Zotit

Justin Bieber ka ndarë së fundmi disa mesazhe personale në rrjetet sociale, duke folur hapur për gjendjen e tij emocionale dhe sfidat që po kalon.

Këngëtari 31-vjeçar pranoi se ndihet “një njeri i zakonshëm me të meta” dhe se ndonjëherë thotë apo bën gjëra që mund të lëndojnë të tjerët pa dashje. Ai theksoi se çdo ditë përpiqet të rritet dhe të mos jetë egoist, duke reflektuar mbi rëndësinë e dashurisë dhe faljes.

Në një tjetër postim, Bieber shprehu pasiguri të thella, duke thënë se ka frikë se mund të “ekspozohet” për dobësitë e tij dhe se ndonjëherë mendon që njerëzit mund të humbin besimin tek ai nëse ai është plotësisht i sinqertë. Megjithatë, ai shtoi se sa më i hapur të jetë për ndjenjat e tij, aq më shumë liri ndjen.

Këto deklarata vijnë në një periudhë kur fansat kanë shprehur shqetësim për mirëqenien e tij, mes postimeve të shumta enigmatike dhe spekulimeve për jetën personale, përfshirë marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber.

 

Të këshilluara

Gjykata pezullon çështjen ndaj Kevin Spacey

Tre burra që pretendonin se aktori Kevin Spacey i kishte sulmuar seksualisht, kanë arritur marrëveshje për paditë e tyre civile përpara se çështja të shkonte në...

15:17

Pas një pauze, Jay-Z rikthehet në skenë

Jay-Z ka konfirmuar rikthimin e tij në skenë, duke shënuar dy përvjetorë të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore. Kompania e tij, Roc Nation, njoftoi se a...

19:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI