Flash

Goditet një tjetër rast i basteve në Tiranë, arrestohet administratori i lokalit

Lapsi.al 20 March 2026
Goditet një tjetër rast i basteve në Tiranë, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Multi Games 2”, me fokus goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë ushtruar kontrolle në disa lokale dhe ambiente që dyshohej se viheshin në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Gjatë aksionit në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, u arrestua në flagrancë 25-vjeçari me iniciale. Ai akuzohet se në lokalin që administronte, krijonte kushtet për organizimin e basteve dhe lojërave të fatit përmes pajisjeve teknologjike.

Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan një njësi kompjuterike dhe një aparat celular, të cilat përdoreshin për këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Lirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Nga hetimet paraprake ka dyshime se nuk ka lidhje me 2 magazinat e kanabisit qe u zbuluan ne Peqin, hetime...

10:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI