Flash

Gjykata pezullon çështjen ndaj Kevin Spacey

Lapsi.al 20 March 2026
Gjykata pezullon çështjen ndaj Kevin Spacey

Tre burra që pretendonin se aktori Kevin Spacey i kishte sulmuar seksualisht, kanë arritur marrëveshje për paditë e tyre civile përpara se çështja të shkonte në gjyq në Gjykatën e Lartë në Londër, sipas dokumenteve gjyqësore.

Tre paditësit pretendonin se fituesi i çmimit Oscar kishte abuzuar në periudhën mes viteve 2000 dhe 2013. Spacey i ka mohuar akuzat.

Gjyqet civile pritej të nisnin më vonë gjatë këtij viti, por gjyqtarja e çështjes, Christina Lambert, javën e kaluar urdhëroi pezullimin e procedurave, duke deklaruar se palët kishin “rënë dakord për kushtet e marrëveshjes”.

“Me pëlqimin e palëve, urdhërohet që të gjitha procedurat e mëtejshme kundër të paditurit në këto çështje të pezullohen sipas kushteve të përcaktuara në këtë urdhër dhe në aneksin konfidencial”, tha gjyqtarja.

Kushtet e marrëveshjes nuk janë bërë publike dhe gjykata nuk dha asnjë vendim lidhur me kostot.

Spacey u gjykua në Londër në vitin 2023 për nëntë akuza për vepra seksuale ndaj katër burrave, por u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Dy nga paditësit civilë, identiteti i të cilëve mbrohet me urdhër gjykate, dhanë dëshmi gjatë gjyqit penal.

Aktori gjithashtu fitoi një proces civil në Nju Jork në vitin 2022, ku përballej me një padi prej 40 milionë dollarësh të ngritur nga aktori Anthony Rapp.

 

Të këshilluara

Pas një pauze, Jay-Z rikthehet në skenë

Jay-Z ka konfirmuar rikthimin e tij në skenë, duke shënuar dy përvjetorë të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore. Kompania e tij, Roc Nation, njoftoi se a...

19:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI