Flash

E rëndë në Itali/ Punëtori shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

Lapsi.al 20 March 2026
E rëndë në Itali/ Punëtori shqiptar bie nga skela dhe humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar humbi jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi. Viktima është identifikuar si Murat Tafçiu, me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, ngjarjen e panë kolegët e tij, të cilët menjëherë njoftuan ambulancën. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, shqiptari nuk mundi të shpëtonte.

Kompania e ndërtimit me seli në Carpi shprehu ngushëllimet për familjen e Murat Tafçiut dhe deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet për të sqaruar saktësisht rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe nga autoritetet lokale. Kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe kolegët e punëtorit.

“I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të punëtorit që humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa punonte në një kantier ndërtimi në qendrën historike të qytetit”, komentoi kryebashkiaku i Modenës Massimo Mezzetti. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI