Flash

Dy kartonë të kuq, por asnjë gol: Elbasani dhe Egnatia ndajnë pikët

Lapsi.al 20 March 2026
Dy kartonë të kuq, por asnjë gol: Elbasani dhe Egnatia

Elbasani dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në takimin e javës së 29-të të Abissnet Superiores, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndeshja kishte ritëm dhe raste nga të dyja skuadrat, por mungoi konkretizimi para portës. Pavarësisht tentativave të shumta, rrjetat mbetën të paprekura deri në vërshëllimën finale.

Ndeshja u shoqërua edhe me tension, ku arbitri nxori dy kartonë të kuq. I pari erdhi shumë herët, në minutën e 7-të për Boye të Elbasanit. Ndërsa në minutën e 29-të ishte radha e Flamur Ruçit të Egnatias të largohej nga fusha.

Pas këtij rezultati, Elbasani ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 53 pikë, një më shumë se Vllaznia që ka një ndeshje më pak. Egnatia, nga ana tjetër, mbetet në vendin e tretë me 51 pikë.

Gvozdenoviç: Ishim më pranë golit, por nuk mjafton një pikë

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, u shpreh pas 0-0 ndaj Egnatias se skuadra e tij ishte më afër fitores, pavarësisht se nuk konkretizoi rastet. Ai e cilësoi sfidën si një “ndeshje shahu”. Sipas tij Elbasani krijoi më shumë mundësi, veçanërisht me Lajthinë dhe Mustën, por mungoi finalizimi. Tekniku serb tha se kartoni i kuq ndikoi në rrjedhën e lojës. Ai shtoi se strategjia ishte të goditej me shpejtësi në sulm dhe të ruhej ekuilibri në mbrojtje. Në pjesën e dytë, ekipi tentoi presing të lartë dhe sulme nga krahët, duke rrezikuar më shumë për të marrë fitoren. Gvozdenoviç vlerësoi gjithashtu kontributin e lojtarëve dhe theksoi rëndësinë e tifozëve. Ai e cilësoi atmosferën në stadium si shumë pozitive, ndërsa në fund pranoi se një pikë mbetet zhgënjyese për objektivat e skuadrës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI