Flash

Abdixhiku nuk përjashton rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK

Lapsi.al 20 March 2026
Abdixhiku nuk përjashton rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi për A2 CNN se po përpiqet për të ndërtuar një alternativë serioze dhe të qëndrueshme për vendin me thirrjen e tij për një bashkim të së djathtës.

Përmes një përgjigje me shkrim, Abdixhiku tregoi qëllimin mbrapa këtij projekti të tij: “Thirrja ime dhe projekti që po ndërtoj nuk është çështje kombinimi partish. Është një proces që buron nga nevoja për drejtim të djathtë të Kosovës. për parime të qëndrueshme politike dhe për një vizion të qartë për Kosovën”.

I pyetur nëse presidentja aktuale Vjosa Osmani do t’i bashkohet këtij projekti, Abdixhiku as nuk mohoi dhe as nuk pohoi duke thënë se synon t’i bëjë bashkë të gjithë ata që i përkasin vizionit të LDK-së: “Në këtë fazë, jemi të përqendruar në bashkimin e të gjithë atyre që historikisht i përkasin vizionit të LDK-së; si një hap i natyrshëm për të ndërtuar një alternativë serioze dhe të qëndrueshme. Jemi në rrugë shumë të mbarë. Nuk po bëjmë aritmetikë politike, por po ndërtojmë përmbajtje politike. Shumë shpejt do të kemi dhe saktësime të tjera”.

Rikthimi i Osmanit në LDK ose gara në një listë të përbashkët, nga analistët politikë, shihet me përfitime të dyanshme. Osmani do të kishte në dipsozicion një strukturë të mirëorganizuar, ndërsa Abdixhiku një figurë të rëndësishme dhe mundësi për të shtuar votat në rast të zgjedhjeve. Megjithatë, edhe rikthimi i Osmanit në shtëpinë e saj të parë politike nuk pritet të jetë i lehtë.

Analisti Belgzim Kamberi shprehet: “Nuk duhet të harrojmë që edhe akomodimi i zonjës Osmani në një bashkëpunim të këtillë nuk është kaq lehtë i realizueshëm sepse natyrisht që zonja Osmani ka edhe njerëz të cilët nuk pajtohen me të brenda LDK dhe brenda një liste të këtillë”.

Projekti i Abdixhikut vlerësohet se duhet të bazohet në një platformë të qartë dhe jo të jetë një bashkim i figurave të së njëjtës ideologji për shkak të momentit” “A do të ketë koncept politik të qartë apo është vetëm bashkim i individëve të caktuar të cilët dëshirojnë të kenë një rezultat elektoral më të mirë apo është njëlloj mishërimi të botëkuptimeve të përafërta të cilët e përfaqësojnë një koncpet politik dhe e dyta një bashkim i tillë do të duhet të kishte një koncpeti politik se si do t'i jepte përgjigje sfidave aktuale”.

Përpos Osmanit, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është përfolur si një parti që mund të ftohej për një iniciativë të tillë. Partia e Haradinajt ka një histori bashkëpuniumi me LDK-në që nga koha e ish-presidentit Ibrahim Rugova./A2Cnn

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI