Flash

Sara Mila reagon për ndryshimin drastik të pamjes pasi u bë deputete

Lapsi.al 19 March 2026
Sara Mila reagon për ndryshimin drastik të pamjes pasi u bë

Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Sara Mila ka folur për herë të parë për komentet pas shfaqjes me një pamje të re. Një vit pasi u ul në karrigen e saj në parlament, deputetja e re ra në sy për humbjen drastike të peshës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale të mbushur me etiketime dhe shigjetime për “baltën” që po i hidhet, Mila thotë se ndryshimi nuk kishte si qëllim estetikën, por shëndetin.

Ajo thotë se trupi saj është bërë “lajm” dhe se e kanë zhveshur nga dinjiteti. “Po, unë jam në ato foto si isha dhe si jam. Por kam qenë dhe shumë e lumtur për çdo kilogram të humbur në këto kohë, kjo sepse për mua nuk ka qenë thjesht estetikë, ishte shëndet, ishte forcë, ishte një vendim për të mos e lënë më veten pas” – thotë Mila.

Më pas ajo sulmon kritikët duke i quajtur “një pjesë e shoqërisë sonë që është kaq e varfër në mendje që mendon se pesha e një gruaje është armë politike”. Ajo thotë se me të kanë bërë politikë dhe se e kanë sulmuar për faktin se është grua.

“Kur shëndoshesh të thonë e ke nga pushteti, kur dobësohesh prapë nga shëndeti sepse në të vërtetë për disa njerëz problemi nuk është kurrë pesha, problemi është një grua që nuk kërkon kurrë falje dhe as leje për hapësirën që zë" - thotë ajo.

“Unë jam rezistente ndaj baltës më shumë se jam sot ndaj insulinës, ndërkohë që punoj edhe po pres që ligji të mund të marrë në dorë këtë çmenduri online që përdor vajzat si mish për top për të përfituar një kockë klikimesh më shumë. Thua se dinjiteti dhe suksesi të varen vetëm nga ato” – e mbyll Mila.

30-vjeçarja tërhoqi vëmendjen në zgjedhjet e 2025-ës pasi nga një emër i panjohur u bë deputetja më e votuar. Opozita e ka akuzuar shpesh se mbështetja për të erdhi nga elemente të krimit në qarkun e Elbasanit. ©LAPSI.al.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI