Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Pussycat Dolls thyejnë heshtjen për planin me Britney Spears

Lapsi.al 19 March 2026
Pussycat Dolls thyejnë heshtjen për planin me Britney Spears

Anëtaret e grupit Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt, kanë konfirmuar më në fund një thashethem që qarkullonte prej vitesh: Britney Spears ishte planifikuar të bënte një paraqitje speciale në videoklipin e tyre të vitit 2008 “When I Grow Up”.

Në një intervistë ekskluzive për “Page Six Radio”, Wyatt zbuloi se në një skenë të videoklipit, ku grupi përshëndet me dorë, ishte menduar që në atë moment të shfaqej Britney Spears.

“Kur ne kthehemi dhe përshëndesim, ishte planifikuar që aty të ishte Britney”, tha ajo, duke shtuar se artistja mund të ketë filmuar pjesë të klipit, por për arsye të panjohura projekti nuk u finalizua kurrë.

Grupi i famshëm ishte edhe pjesë e turneut të Spears në vitin 2008, “The Circus Starring Britney Spears”, gjatë promovimit të albumit të tyre “Doll Domination”, ku kënga “When I Grow Up” ishte kënga kryesore.

Edhe pse Pussycat Dolls u shpërbë në vitin 2010, së fundmi është konfirmuar se disa prej anëtareve do të rikthehen në skenë me një turne në Amerikën e Veriut, duke shënuar rikthimin e tyre pas më shumë se një dekade.

Ndërkohë, rikthimi i tyre vjen pas diskutimeve dhe një beteje ligjore mes anëtares Nicole Scherzinger dhe krijueses së grupit, Robin Antin, lidhur me turneun e anuluar më parë.

Të këshilluara

Pas një pauze, Jay-Z rikthehet në skenë

Jay-Z ka konfirmuar rikthimin e tij në skenë, duke shënuar dy përvjetorë të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore. Kompania e tij, Roc Nation, njoftoi se a...

19:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI