Flash

"Nafta në Shqipëri nuk kalon nga Ngushtica e Hormuzit" flet ministri i ri i energjisë

Lapsi.al 19 March 2026
"Nafta në Shqipëri nuk kalon nga Ngushtica e Hormuzit" flet

Ajo që po ndodh në treg është abuzim i pastër i tregtarëve të naftës, sipas qeverisë, pasi nafta që vjen në Shqipëri, rreth 90% nuk kalon nga Ngushtica e Hormuzit, ndaj nuk ka pse çmimi të rritet në këtë masë.

Këtë fakt e ka bërë me dije Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili tha për mediat pas mbledhjes së qeverisë se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit s’përbën problem për furnizuesit shqiptarë, pasi 90 për qind e naftës vjen në vendin tonë, vjen përmes rrugëve të tjera detare.

Megjithatë Karakaçi nuk tha se si ka menduar qeveria ta zgjidhë këtë problem, pasi Bordi i Transparencës edhe mund të ngrihet shumë shpejt, por edhe mund të mos mblidhet.

“Ne po e shikojmë në dinamikë. Ngushtica e Hormuzit s’përbën problem për grupet e furnizuesve shqiptarë, sepse 90 për qind vjen nga rrugë të tjera detare. Bordi i Transparencës është aty, mund të ngrihet shumë shpejt, por akoma s’kemi vendosur një gjë të tillë”, tha ai.

I pyetur për projektligjin e PD-së për uljen e taksës së qarkullimit, ministri shprehet se

“Taksa e qarkullimit për t'u ulur 45 lekë, nënkupton që duhet të jetë 45 lekë. Taksa e qarkullimit nuk është 45 lekë. Ne kemi ndjekur një model tjetër. Taksa e qarkullimit është në të gjitha vendet e BE, por është e ndarë, disa e segmentojnë në pikën e karbunatit, disa e segmentojnë në pagesat e taksave të mjeteve. Ne kemi gjykuar që marrja e taksës së qarkullimit në pikën e karbunatit është mjeti më i mirë, pasi ai që përdor më shumë litra karburant, paguan më shumë taksë. Nuk kemi ende vendimmarrje për Bord Transparence. Ky bord është aty dhe mund të krijohet me një VKM” tha Karakaçi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI