Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Mediu: SHBA të rrisë angazhimin në Ballkan, rrezik nga ndikimi ruso-kinez në Shqipëri

Lapsi.al 19 March 2026
Mediu: SHBA të rrisë angazhimin në Ballkan, rrezik nga ndikimi

Deputeti Fatmir Mediu, pas një serie takimesh në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi rëndësinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin 5%, si një domosdoshmëri për forcimin e NATO dhe garantimin e sigurisë kolektive.

Gjatë këtyre takimeve, Mediu ngriti shqetësimin për rrezikun e reduktimit të pranisë të KFOR, në një moment kur ndikimi i Rusisë dhe Kinës në rajonin e Ballkanit është në rritje. Ai bëri të ditur se në takimin në Departamentin e Shtetit, ku ishte i pranishëm edhe ndihmëssekretari për Europën dhe Azinë, Brendan Hanrahan, u prezantua qasja e administratës së Donald Trump, e cila vendos theks të veçantë te rritja e investimeve në mbrojtje si një element kyç për të ardhmen e Aleancës.

Mediu kërkoi gjithashtu një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, duke theksuar kërcënimet që, sipas tij, vijnë nga Serbia ndaj Kosovës, si dhe rritjen e pranisë ekonomike të Kinës në Shqipëri, e cila mund të cenojë sigurinë kombëtare dhe atë të partnerëve strategjikë.

Në diskutimet e tij, ai nënvizoi nevojën për harmonizimin e politikave të kontrollit të investimeve në fushën e mbrojtjes në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Sipas Mediut, kjo nuk duhet të kufizohet vetëm në kuadrin ligjor, por edhe në forcimin e kapaciteteve institucionale për zbatim dhe vlerësim, me qëllim parandalimin e depërtimit të aktorëve keqdashës si Rusia dhe Kina.

Ai shtoi se rritja e ndikimit ekonomik të Kinës në Shqipëri është tashmë një realitet, i cili, nëse nuk menaxhohet me kujdes, mund të përbëjë një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe për marrëdhëniet me aleatët.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 19 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:36

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI