Flash

GJKKO çon për gjykim dosjen e Bajrave për vrasjen e Fatbardh Licit

Lapsi.al 19 March 2026
GJKKO çon për gjykim dosjen e Bajrave për vrasjen e Fatbardh

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim këtë të enjte, më 19 mars, dosjen ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos.

Të pandehurit do të gjykohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2028.

Sipas SPAK, Behar Bajri akuzohet se organizoi vrasjen si hakmarrje në bashkëpunim me Safet Bajrin dhe ekzekutor direkt Astmer Bilalin.

“Pas vrasjes së shtetasve Boran Bërçana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq ia ka atribuar këtë vrasje shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit Fatbardh Lici.”, shprehej SPAK pas përfundimit të hetimeve.

Fatbardh Lici u vra në gusht të 2018-ës, teksa po konsumonte kafe në lokalin me qira të të vëllait të tij në lagjen Kiras të Shkodrës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI