Flash

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja e zhdukur në Durrës

Lapsi.al 18 March 2026
Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja e zhdukur në Durrës

14-vjeçarja e cila u raportua e humbur nga familja e saj në Durrës është gjetur në Tiranë pas disa orë kërkimesh. Mediat raportojnë se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është bashkuar me familjen.

Lajmi për gjetjen e saj është bërë me dije nga nëna e saj. Ende nuk dihen shkaqet e largimi të saj nga banesa, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.

Nëna e vajzës i tha policisë se ajo mund të ketë dalë nga shtëpia rreth orës 06:30, pasi deri në 5 të mëngjesit ajo ka qenë në banesë. Nëna shprehet e bindur për këtë pasi deri në atë orë ka qenë zgjuar, pasi agjëron dhe është ngritur për syfyr.

Nxënësja e shkollës “Qemal Mici” nuk u paraqit as në shkollë këtë të mërkurë. Në banesë thuhet se kishte lënë një shënim ku shkruhej: “Po largohem, mos më kërkoni”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI