Flash

Dimri nuk ka ikur ende, zbardhet aksi Boboshticë–Dardhë

Lapsi.al 18 March 2026
Dimri nuk ka ikur ende, zbardhet aksi Boboshticë–Dardhë

Reshje të lehta dëbore janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Korçë, konkretisht në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë. Edhe pse vendi ka hyrë tashmë në stinën e pranverës, në zonën e Dardhës janë shënuar reshje me intensitet të ulët gjatë orëve të para të mëngjesit, duke krijuar kushte dimërore në këtë zonë malore.

Autoritetet bëjnë me dije se firma kontraktore ka ndërhyrë në terren për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj, me qëllim garantimin e qarkullimit për drejtuesit e mjeteve. Sipas të dhënave, reshje dëbore nuk janë raportuar në zona të tjera të qarkut.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 18 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë euro do blihet me 95.7 lekë dhe do...

08:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI