Flash

14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

Lapsi.al 18 March 2026
14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel

Një 14-vjeçare është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia dhe ende askush nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj.

Mamaja e B.T kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës dhe tregon se ajo mund të ketë dalë nga shtëpia rreth orës 06:30, pasi deri në 5 të mëngjesit ajo ka qenë në banesë. Nëna shprehet e bindur për këtë pasi deri në atë orë ka qenë zgjuar, pasi agjëron dhe është ngritur për syfyr.

Nxënëse e shkollës Qemal Mici bashkë me dy vëllezërit më të vegjël ajo nuk është paraqitur as në shkollë.

Dyshohet se vajza mund të jetë konfliktuar me dikë dhe ka marrë vendimin e largimit nga banesa, duke lënë dhe një shënim “Po largohem, mos më kërkoni”. Në dijeni është vënë dhe shkolla dhe policia. Dyshohet se vajza i ka thënë dhe shoqeve që do të largohet.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI