Flash

WSJ: Rusia po ndihmon fshehtas Iranin në luftën ndaj SHBA

Lapsi.al 17 March 2026
WSJ: Rusia po ndihmon fshehtas Iranin në luftën ndaj SHBA

Rusia ka rritur bashkëpunimin e saj me Iranin në fushën e inteligjencës dhe teknologjisë ushtarake, duke i ofruar imazhe satelitore dhe sisteme të përmirësuara dronësh për të lokalizuar dhe sulmuar forcat amerikane në Lindjen e Mesme. Lajmin e raporton WSJ, duke cituar burime të informuara mirë.

Sipas raportit, Moska kërkon ta mbajë aktiv aleatin e saj më të ngushtë në Lindjen e Mesme përballë fuqisë ushtarake amerikane dhe izraelite, pasi zgjatja e konfliktit sjell përfitime ushtarake dhe ekonomike për Rusinë. Mbështetja ruse përfshinte komponentë për dronë Shahed të modifikuar, që synojnë përmirësimin e komunikimit, navigimit dhe saktësisë e goditjes.

Rusia po transferon përvojën e saj të fituar nga përdorimi i dronëve në luftën në Ukrainë, duke ofruar udhëzime taktike mbi numrin që duhet të përdoret në operacione dhe lartësitë e duhura të sulmit. Ky informacion i është konfirmuar WSJ, ndër të tjera, edhe nga një zyrtar i lartë i inteligjencës evropiane.

Gazeta raporton se Rusia i ka ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjet e forcave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, si dhe ato të aleatëve të saj në rajon. Ky bashkëpunim duket se është intensifikuar që në ditët e para të konfliktit. Kohët e fundit Moska i ka ofruar Teheranit imazhe satelitore direkte.

Analistët thonë se lloji i mbështetjes është i ngjashëm me inteligjencën që SHBA-të dhe aleatët e saj evropianë i kanë ofruar Ukrainës vitet e fundit. Në rajonin e Gjirit, besohet se ndihma ruse ka kontribuar në sulmet e fundit iraniane ndaj radarëve amerikanë në Jordani, si dhe objektiva në Bahrein, Kuvajt dhe Oman.

Kremlini nuk iu përgjigj një kërkese për koment. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri ka përfshirë një kodër të fshatit Somotinë në Pogradec. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shku...

19:00

Tërmet në Janinë

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Lëkundjet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ndodhën në...

15:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI