Flash

Tronditëse në Lipjan/ Fëmija 5 vjeç pa gishtat e këmbëve, dyshohet se ia preu e ëma

Lapsi.al 17 March 2026
Tronditëse në Lipjan/ Fëmija 5 vjeç pa gishtat e

Historia e një fëmije 5-vjeçar të kequshqyer dhe keqtrajtuar ka tronditur opinionin publik në Kosovë. I mituri nga Lipjani është shtruar në gjëndje të rëndë, por me parametra vitalë stabël në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit të Klinikës së Pediatrisë, fëmija është pranuar fillimisht në Emergjencën Qendrore me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime gangrenoze.

Këmbët e vogëlushit 5-vjeçar janë pa asnjë gisht. Ata dyshohet se u prenë nga e ëma e tij që thuhet të ketë probleme mendore, sipas asaj që raporton Klan Kosova. Sipas të njëjtave burime fëmija rrezikon amputimin e të dy shputave të këmbëve.

Kanë qenë familjarë që ka gjendjen e fëmijës dhe kanë telefonuar të afërmit duke ngritur alarmin. Prindërit e fëmijës janë arrestuar ndërsa 6 fëmijë të tjerë të kësaj familjeje janë vendosur në strehim dhe në mbrojtje në një vend të sigurt, thuhet në njoftimin e autoriteteve. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri ka përfshirë një kodër të fshatit Somotinë në Pogradec. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shku...

19:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI