Flash

SPAK përfundon hetimet për “Bankers”, u komunikon akuzat ish-punonjësve të MF-së

Lapsi.al 17 March 2026
SPAK përfundon hetimet për “Bankers”, u komunikon akuzat

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet në lidhje me dosjen e "Bankers". SPAK ka komunikuar akuzat ndaj ish-administratorit, Leonidha Çobo, Ritvan Zotos, Elvira Plakut, si dhe tre ish-punonjësve të Ministrisë së Financave. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, vjedhje për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash.

Hetimet kanë nxjerrë në pah se personat blinin toka dhe më pas i jepnin me qira me çmime të larta kompanisë “Bankers”. Çështja ishte pushuar më parë nga Prokuroria e Fierit, por u rihap nga SPAK. Hetimet për aferën e “Bankers” vazhdojnë ende, ndërsa prokuroria pritet të marrë masa të mëtejshme ndaj të përfshirëve.

Të këshilluara

Kuvendi nis punimet, PD bojkoton seancën

Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë janë pjesëmarrës vetëm socialistët, ndërkohë që Opozita e ka bojkotuar Kuvendin, sipas lajmërimit të ...

10:27

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI