Flash

Parashikimi i motit: Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu gjatë mesditës

Lapsi.al 17 March 2026
Parashikimi i motit: Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër. Më pas reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin deri në fund të ditës. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-4 ballë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI