Flash

Makina shkrumbohet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë, nuk ka të lënduar

Lapsi.al 17 March 2026
Makina shkrumbohet nga flakët në autostradën Fier-Vlorë, nuk

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën që lidh Fierin me Vlorën. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, ku makina është djegur pothuajse plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkrumbuar automjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për rrethana të tjera.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI