Flash

E rëndë në Vjenë/ Rrëzohet skela, humbin jetën 4 shqiptarë nga Kosova

Lapsi.al 17 March 2026
E rëndë në Vjenë/ Rrëzohet skela, humbin jetën 4

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve të mediave austriake, 4 persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës për shkak të rrëzimit të një skele.

Të njëjtave burime, viktimat ishin me origjinë nga Kosova.

Vjenë/ Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 të vdekur dhe 1 i plagosur - BOTA

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve, citon Klan Kosova.

Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 v*ktima dhe 1 p*agosur në Vjenë - Bota

Ndërsa media albinfo.at shkruan se vetëm 3 prej viktimave janë shqiptarë të identifikuar si Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe një tjetër me emrin Istref ndërsa mbiemri nuk është konfirmuar ende. Sipas këtij portali viktima e katërt është nga Bosnja.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk është konfirmuar. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të hedhjes së betonit. Thuhet se janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri ka përfshirë një kodër të fshatit Somotinë në Pogradec. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë sipërfaqe me dushk dhe shku...

19:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI